KOS 2021 Internship Programme Of German Business

Programi i Praktikave të Biznesit Gjerman

Programin e Praktikave të Biznesit Gjerman për Vendet e Ballkanit Perëndimor, pjesë e të cilit është edhe Kosova.  Programi i Praktikave të Biznesit Gjerman ( www.stipendienprogramm.org) ndihmon studentët dhe të diplomuarit e rinj që të fitojnë përvojën e parë të punës në kompanitë lider në Gjermani. Gjatë 17 viteve të fundit, ne kemi mbështetur më shumë se 800 studentë dhe të sapo diplomuar nga vendet e Ballkanit Perëndimor në këtë rrugë. Të gjithë ata kanë kaluar tre deri në gjashtë muaj në Gjermani, ku patën mundësinë të zgjerojnë njohuritë e tyre të fituara gjatë studimeve dhe t’i implementojnë ato në praktikë. Pas kthimit në vendet e tyre, të gjithë kanë arritur të gjejnë shumë shpejt punë mjaft të mira.
Përveç kësaj, pjesëmarrësit në këtë program janë gjithashtu pjesë e një rrjeti rajonal të alumni-ve ku ata trajnohen vazhdimisht sipas nevojave të tregjeve lokale të punës. Gjenerata e ardhshme e kandidatëve që do të fitojnë bursën, do e fillojë praktikën më 1 Korrik 2021. Thirrja për aplikime vazhdon të jetë e hapur nga 1 Tetori 2020 deri më 16 Nëntor 2020.

Studentët mund të informohen për benefitet që ka ky program dhe për procedurën e aplikimit në faqen e internetit:  www.stipendienprogramm.org