Rektori

Projekti QUADIC organizon ngjarjen e shpërndarjes së rezultateve të arritura

Rektori i Universitetit  Prof.dr. Alush Musaj, ka marrë pjesë të premten në ngjarjen e organizuar nga projekti QUADIC për  shpërndarjen e rezultateve të arritura, ngjarje që u zhvillua në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj.

Rektori Musaj, e vlerësoi impaktin e këtij projekti në zhvillimin e jetës akademike në UIBM dhe sidomos në fuqizimin e bashkëpunimit  lokal dhe ndërkombëtar të universiteteve partnere, duke shprehur njëkohësisht gatishmërinë dhe ambicjen e UIBM për të kontribuar në vazhdim si pjesë e konsorciumeve të mundshme në bashkëpunime dhe projekte të radhës.

‘Ky projekt ka ndikuar në zhvillimin e mëtejmë të kulturës së bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë,  ka fuqizuar aspektin e hartimit të politikave dhe instrumenteve  përkatëse si dhe ka ngritur kapacitetet administrative dhe akademike në fushën e bashkëpunimeve dhe projekteve ndërkombëtare’- tha Rektori Musaj.

Në kuadër të kësaj ngjarje të gjithë partnerët prezantuan të arriturat në Universitetet e tyre respektive, të cilat kanë qenë direkt të ndikuara nga ky projekt.

Rektori