Uibm Satellite

Shpallen Zgjedhjet e Studentëve dhe Zgjedhjet e Përgjithshme në UIBM

Në mbledhjen e Këshillit Drejtues të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), që u mbajt të mërkurën, u mor vendimi për shpalljen e Zgjedhjeve të Studentëve dhe Zgjedhjeve të Përgjithshme. Sipas planit dinamik, Zgjedhjet Studentore do të mbahen më 8 maj 2023, ndërsa Zgjedhjet e Përgjithshme më 1 qershor 2023.

Studentët do të votojnë për përfaqësuesit e tyre në Këshillat e Studentëve nëpër njësi akademike dhe për Parlamentin Studentor. Ndërsa në Zgjedhjet e Përgjithshme do të votojnë stafi akademik dhe administrata për Këshillat e Fakulteteve. Pas konstituimit të strukturave të reja udhëheqëse të studentëve dhe të Këshillave të Fakulteteve, procesi vazhdon me votimin e dekanëve dhe senatorëve të ri. Krejt në fund KD -ja voton për rektorin e ri të UIBM me mandat 4  – vjeçar.