GezimiYne

Prorektorja për Mësimdhënie, Çështje të Studentëve dhe Zhvillim të Cilësisë në Universitetin Isa Boletini Mitrovicë vizitoi Çerdhen e fëmijëve “Gëzimi Ynë” në Mitrovicë

Në kuadër të intensifikimit të bashkëpunimit Universitet – Punëdhës, Prorektorja Merita Shala e shoqëruar nga Prorektorja Ajtene Avdullahi, vizituan sot çerdhen e fëmijëve “Gëzimi Ynë” në Mitrovicë. Ato u pritën nga Drejtoresha e çerdhes Zonja Lume Tahiri dhe përgjegjësja për cilësi Zonja Mihrije Lahi. Me këtë rast u diskutua rreth bashkëpunimit të deritanishëm në mes të dy institucioneve, identifikimin e ngecjeve në edukimin parashkollor si dhe mundesitë e tejkalimit të tyre, si dhe mundësitë e reja të bashkëpunimit: si puna praktike e studentëve të Fakultetit të Edukimit në çerdhen e fëmijëve dhe programet e reja konform nevojave të tregut të punës.