Konff

Rektori i USHAF, prof.dr. Agron Bajraktari, u zgjodh kryesues i Konferencës së Rektorëve

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (USHAF), prof.dr. Agron Bajraktari, ka marrë detyrën e kryesuesit të Konferencës së Rektorëve të Universiteteve Publike në Kosovë, ndërsa rektori i Universitetit të Prishtinës, prof.dr. Qerim Qerimi, do të jetë zëvendëskryesues. Bajraktari ka pasuar në këtë pozitë rektorin e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, prof.ass.dr. Zeqir Hashani.

Kryesuesi i ri, prof.dr. Agron Bajraktari, tha se do të angazhohet që bashkërisht të avancoj pozitën e universiteteve publike në vend.

Në takimin e Konferencës së Rektorëve që u mbajt të hënën në Prishtinë,  u diskutua edhe për përgatitjet që kanë të bëjnë me hapjen e konkurseve për pranimin e studentëve në vitin akademik 2023/24.