Policia E Kosoves

Sesion informues për rekrutim në Policinë e Kosovës

Të enjten (07.10.2021), me fillim nga ora 13:00 në Amfiteatrin e Madh të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), organizohet sesioni informues me temën “Përkrahja e kandidateve potencial për të aplikuar në Policinë e Kosovës, me theks të veçantë grave”. Përgjatë sesionit, pjesëmarrësit do informohen nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës për komplet procesin e rekrutimit dhe gjithashtu atyre do t’u shpërndahen broshura udhëzuese rreth mënyrës së aplikimit dhe fazave të testimit.
Të gjithë studentët janë të ftuar të marrin pjesë në këtë sesion informues!