IMG 0455

Studentët e Fakultetit Ekonomik vizituan kompaninë “Ciao Berto”

Studentët e vitit të dytë të Fakultetit Ekonomik në Universitetin “Isa Boletini” Mitrovicë në kuadër të planprogramit të studimeve në lëndën Parimet e Marketingut, të shoqëruar nga Profesoresha Ajtene Avdullahi, vizituan kompaninë Ciao Berto në pikën e shitjes në Shkabaj.
Studentët bashkëbiseduan me përgjegjësit e departamentit të marketingut për konceptet teorike dhe praktike të shitjeve, të marketingut si dhe për afarizmin e kësaj kompanie.
Studentëve u la përshtypje  Showroom-i i Ciao Bertos, i cili përmbush standardet botërore të ekspozimit. Në këtë vizitë u bisedua edhe për marketingun dixhital e në veçanti përmes rrjeteve sociale, i cili minimizon shpenzimet e marketingut dhe arrin një audiencë mjaft të madhe, si dhe ndikimin e tij në afarizmin e ndërmarrjes Ciao Berto.