IMG 46f8081b96a66442076dae4b4b009a91 V

Studentët e UIBM pjesë e hikingut në majën e Shtrazës

Studentët e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë dhe ata të universiteteve dhe kolegjeve të ndryshme, pjesëtarë të Federatës së Sporteve Universitare të Kosovë, së bashku me drejtuesit e Federatës, realizuan në vikend ecje në majën e Shtrazës.
Shtraza – rrëza e Lubotenit ishte atraksioni natyror, të cilin studentët e eksploruan duke mbetur  shumë të kënaqur. Hiking-u është njëra ndër aktivitetet të cilin FSUNK-ja e organizon me studentë, në mënyrë që të promovoj ecjen dhe aktivitetet në natyrë tek të rinjtë, aktivitetet në natyrë, por edhe të rrisë njohuritë e tyre për treva të ndryshme dhe bukuritë e Kosovës.