Garat

UIBM përfaqësohet me ekipe në futsall dhe pingpong në kampionatet e sporteve universitare

Ekipet e studentëve në futsall dhe pingpong janë duke vazhduar ta përfaqësojnë Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) në kampionatet e organizuara nga Federata e Sporteve Universitare të Kosovës (FSUK). Pjesë e kampionateve në sporte të ndryshme janë ekipe nga të gjitha universitetet publike dhe nga dy kolegje private.

Të dyja ekipet e studentëve të UIBM janë duke treguar lojëra të mirë, përderisa ekipi i pingpongut aktualisht gjendet në vendin e tretë në tabelë. Studentët shprehën të kënaqur me organizimin dhe atmosferën e kampionateve universitare.

Avdyl Beqiri, anëtar i Bordit të FSUK, tha se interesimi i studentëve për t’u bërë pjesë e kampionateve në sporte të ndryshme vazhdon të jetë i mirë. Sipas tij, lojërat zakonisht mbahen në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë dhe deri me tani gjithçka ka shkuar mirë.