Konvikti

Thirrje për qasje të hapur në infrastrukturat kërkimore të JRC-së

Në kuadër të thirrjeve të Programit të Komisionit Evropian JRC, kemi kënaqësinë të ndajmë me ju informatën për studiusit dhe shkencëtarët nga Kosova që të përfitojnë nga objektet jo-bërthamore të JRC-së, të cilat janë në dispozicion të atyre nga shtetet anëtare të BE-së dhe vendet e lidhura me Horizon Europe. Kosova në këtë program merr pjesë si vend i asociuar.

Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të fituar qasje në teknologjinë dhe ekspertizën e fundit dhe për të bashkëpunuar me studiues kryesorë nga e gjithë Evropa.

Për të aplikuar për thirrje për akses të hapur në infrastrukturat kërkimore të JRC-së, vizitoni faqen e internetit të JRC-së dhe kontrolloni thirrjet e hapura, kriteret e përshtatshmërisë dhe procesin e aplikimit:

https://joint-research-centre.ec.europa.eu/open-access-calls-jrc-research-infrastructures_en

Për udhëzime dhe ndihmë, kontaktoni NCP-në përkatëse: https://kosovoncp.rks-gov.net/team