Konn1

U mbajt konferenca “Bashkëpunimi Universitet – Industri”

Në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), u mbajt të martën konferenca shkencore “Bashkëpunimi Universitet – Industri”, organizuar nga Qendra për Inovacion dhe Ndërmarrësi. Në këtë konferencë e cila mbahet online për shkak të pandemisë Covid-19, do të paraqiten gjithsej 12 prezantime.

Drejtori i Qendrës për Inovacion dhe Ndërmarrësi, Besart Hajrizi, falënderoi të gjithë pjesëmarrësit në konferencë, të cilët me punimet e tyre kanë kontribuuar në identifikimin e mundësive dhe problemeve sa i përket bashkëpunimit ndërmjet universitetit dhe industrisë. Ai shprehu kënaqësinë që në mesin e atyre që janë paraqitur me punime, përveç tjerëve, ka asistentë dhe studentë, që janë bërë pjesë e kësaj konference.

Ndërsa, rektori i UIBM, prof.dr. Alush Musaj, ka përgëzuar organizatorët e konferencës dhe pjesëmarrësit që janë paraqitur me prezantimet e tyre. “UIBM, si një institucion i ri po e konkretizon përvojën e gjatë në arsimin e lartë si një universitet ndërmarrës, duke ndërlidhë kështu ngushtë hulumtimin universitar me aktivitetet e tregut”, tha ai.

Sipas tij, Qendra e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, e themeluar dy vite më parë në UIBM, ka për qëllim intensifikimin e aktiviteteve për hulumtim dhe zhvillim, e që mund të shërbejë si bazë e qëndrueshme për gjenerimin e ideve dhe zhvillimin e tyre nga të rinjtë dhe të rejat e Republikës së Kosovës. “Përveç Qendrës së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Universiteti “Isa Boletini”, themeloi edhe Bordin Industrial që sot ofron universitetin me industrinë dhe lehtëson në masë të madhe harmonizimin e nevojave që ka industria për staf të kualifikuar dhe përgatitjes së këtij resursi intelektual nga ana e universitetit”.

Në hapje të konferencës, një fjalë rasti e ka mbajtur edhe Visar Idrizi nga Bordi Industrial, ndërsa më pas kanë filluar prezantimet.

Multidisciplinary International Conference on Geosciences- "GEOSCIENCES AND SUSTAINABLE DEVELOPMENT"
13-14 October 2022, Mitrovicë, Kosova

X