Foto E Konferences UHZ – Pejë

U mbajt Konferenca Shkencore Ndërkombëtare “Arritjet e reja në shkencë, teknologji dhe arte”

Më 14 dhe 15 prill 2022, Konferenca Shkencore Ndërkombëtare “Arritjet e Reja në Shkencë, Teknologji dhe Arte”, i zhvilloi punimet në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë. Kjo konferencë organizohet në kuadër të projektit ResearchCULT, ERASMUS+, ku bashkëorganizator janë institucionet vendore të arsimit të lartë partnere në projekt, duke përfshirë Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë dhe institucionet ndërkombëtare si: Universiteti Sapienza, Romë, Universiteti i Zagrebit, Universiteti i Ekonomisë Botërore, Sofje etj.

Në konferencë kishte folës kryesorë vendorë dhe ndërkombëtarë. Konferenca u organizua në tetë sesione shkencore të ndara sipas fushave dhe morën pjesë rreth 100 pjesëmarrës me prezantime nga vendi, rajoni dhe më gjerë. Nga UIBM, morën pjesë dekani i Fakultetit të Edukimit, prof. ass. dr. Besim Gollopeni i cili ishte edhe bashkëdrejtues i seksionit “Edukimi dhe trajnimi” si dhe stafi akademik me prezantime punimesh.