Football's Tour

U mbajt turniri në futboll të vogël që u organizua nga Parlamenti Studentor

Shtatë ekipe kanë marrë pjesë në turnirin e futbollit të vogël të organizuar nga Parlamenti Studentor, me rastin e 7-vjetorit të themelimit të Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB). Në turnir kanë marrë pjesë një ekip nga stafi akademik, dy nga administrata dhe katër nga studentët.

Vendin e parë e mori ekipi i studentëve të Fakultetit Juridik, ndërsa vendin e dytë ekipi i stafit akademik. Lojtarët e ekipit që zuri vendin e parë dhe të dytë u nderuan me medalje, që u ndanë nga rektori i UMIB-it, Alush Musaj.

Kryetari i Parlamentit, Ensar Suma, u shpreh i kënaqur me pjesëmarrjen në turnir. Ai falënderoi menaxhmentin e UMIB-it për mbështetje sa i përket organizimit të aktiviteteve për shënimin e 7-vjetorit të UMIB-it.