Takimi Me Ministrine E Financave

UMIB planifikon projektet infrastrukturore për periudhën 2025-2030

Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB) do të ketë mundësi që të gjej mbështetje me kredi koncesionare nga Banka Investive Evropiane për projekte të ndryshme infrastrukturore. Për këtë u bisedua në detaje në një takim ndërmjet drejtuesve të UMIB-it dhe përfaqësuesve të Divizionit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Financiar në kuadër të Ministrisë së Financave.

Prorektorja për Buxhet dhe Financa në UMIB, Ajtene Avdullahi, tha se kjo është një mundësi shumë e mirë duke pasur parasysh hapësirën universitare dhe kampusin që është në ndërtim. Ajo falënderoi përfaqësuesit e Ministrisë së Financave për mbështetje dhe theksoi se mbetet që të identifikohen nevojat që ka UMIB-i për  infrastrukturë.

Në këtë kuadër UMIB-i do të planifikoj projektet në infrastrukturë për periudhën 2025-2030.