Dekani i Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore
Fjala e Dekanit: Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore me katër programe studimi dhe dy specializme në të dy nivelet e studimeve e bëjnë të veçantë në raport me fakultetet tjera. Cila është e veçanta? Programet e studimeve. Programet e studimeve në vete ngërthejnë edhe elementin inxhinierik.
Marrëveshjet e bashkëpunimit me subjektet e biznesit kanë mundësuar që në kuadër të studimeve të organizohen praktika studentore për t’u ofruar studentëve kontakte me industrinë dhe institucionet përkatëse në procesin e studimit. Sugjerimet e subjekteve të bizneseve respektohen. Janë një burim idesh dhe kërkesash për profile të caktuara për nevojat e industrisë gjë që kanë rezultuar në procesin e përpilimit të planeve të studimeve.
Janë pikërisht programet e studimeve të tilla që i përgjigjen tendencave moderne aktuale dhe nevojave të ardhshme të industrisë.
Në kuadër të projekteve shkencore, Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore, qoftë si bartës apo pjesëmarrës, bashkëpunon me fakultete dhe institute të brenda dhe jashtë vendit.
Prof. Asoc. Dr. Milaim Sadiku
Rr. “Ukshin Kovaçica”, p.n.
40 000 Mitrovicë
Republika e Kosovës
E-mail: milaim.sadiku@umib.net