Ekonomik

Prof.Dr. John McArdle nga Salem State University – USA, ligjëron për studentët e Fakultetit Ekonomik – UIBM

Studentët e vitit të tretë të FE-së – UIBM kanë ndjekur një ligjëratë nga Prof.Dr. John McArdle nga Salem State University – USA, i cili ishte i angazhuar si ekspert përmes projektit Fulbright. Meqë këtë muaj nga shumë institucione në Kosovë u shënua java për promovimin e barazisë gjinore, Prof. McArdle ishte i ftuar në ligjëratat e lëndës Menaxhimi i Resurseve Humane nga Prof.Ass.Dr. Filloreta Kunoviku Demiri.
Studentët patën rastin që të ndjekin ligjëratën dhe të diskutojnë lidhur me temën “Glass Ceiling”, temë e cila e trajton pikërisht pjesën e mungesës së barazisë ligjore në pozita udhëheqëse.
Kjo u konsiderua si një përvojë shumë e mirë për studentët meqë për së afërmi patën mundësi të diskutojnë dhe të marrin informacione se si trajtohet një çështje e tillë edhe në shtetet e zhvilluara siq janë SHBA-të.