Kaltrinë Uka ka përfunduar studimet e nivelit Bachelor në Fakultetin e Edukimit të Universitetit Publik të Mitrovicës “Isa Boletini”, përgjatë periudhës kohore 2016-2020.

Kaltrina është zhvilluar profesionalisht në UIBM ku pas studimeve ajo ka arritur të punësohet në një nga shkollat e Mitrovicës dhe kështu ka filluar të ndërtoj karrierën profesionale të saj në ushtrimin e profesionit të Mësueses.

Përgjatë kohës së studimeve zuri vendin e tretë në garën për ese në nivel universiteti. Ajo është angazhuar edhe në aktivitete dhe organizime të tjera universitare, ndër të tjera ajo dallohej për punimet e saja në fushën e artit figurativ, këto punime ishin pjesë e ekspozitës në kuadër të Fakultetit të Edukimit.

Ajo ka ndarë përvojën e saj rreth studimeve duke theksuar se njohuritë që i ka fituar nga profesorët dhe asistentët e këtij fakulteti kanë qenë shumë efikase dhe të aplikueshme gjatë periudhës së mëtejshme të jetës së saj dhe të njëjtat kanë shërbyer që të jetë e përgatitur dhe e aftë për tregun e punës.

“Qysh herët kisha shumë pasion për mësuesinë, sepse doja të përfshihesha në edukimin e fëmijëve e të ndikoja në personalitetin e tyre dhe UIBM më dha mundësinë më të mirë për ta kurorëzuar suksesshëm këtë pasion, me shtysën dhe ndihmën e stafit të mrekullueshëm akademik“, thotë ajo.

Kaltrina ndjehet shumë e lumtur dhe krenare që ishte studente e Universitetit të Mitrovicës duke thënë se janë pikërisht sukseset e studentëve dhe ish studentëve ato të cilat po pasqyrojnë mënyrën më të mirë të aspektit profesional që ka ky institucion i dijes.

Për të gjithë studentët e tjerë ajo ka një porosi për ta përcjellur:

“Çdo gjë që dëshironi të arrini është e rëndësishme të mos ndaloni por përpjekjen tuaj ta dërgoni deri në fund, suksesi qëndron tek këmbëngulja për të arritur qëllimin”.

Kaltrinë Uka