Orgesta Hajrizi – Studente e diplomuar në Fakultetin Ekonomik, Drejtimi – Menaxhment dhe Informatikë.

Mbaroi studimet Bachelor me rezultate të larta në Universitetin Publik të Mitrovicës “Isa Boletini”.

Ajo është bërë tashmë pjesë e organizatës ‘Advocacy Training and Resource Center’ (ATRC).

Orgesta është duke punuar në pozitën e asistencës për financa dhe administratë në këtë organizatë.

Gjatë kohës së studimeve ka qenë përfituese e bursës universitare, përveç si studente e mirë me nota maksimale angazhohej dhe me aktivitete akademike gjatë studimeve, praktika profesionale e konferenca të ndryshme vendore e kjo veçmas i ka ndihmuar në përgatitjen sa më profesionale në tregun e punës.

Orgesta ndjek studimet post – diplomike Master, Drejtimi Menaxhment – Informatikë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Ajo falënderon Universitetin “Isa Boletini” për sukseset e deritanishme duke vënë në pah se i njëjti prioritet gjithmonë ka studentët dhe ngritjen profesionale të tyre, duke bërë transmetimin e dijes si një institucion i nivelit të lartë akademik.

Orgesta Hajrizi