Misioni i Fakultetit Ekonomik të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë është zhvillimi i arsimit efektiv që kontribuon në ngritjen e zhvillimit ekonomik dhe shoqërorë në nivel vendi përmes ofrimit të një arsimi dhe kërkimi shkencor të një cilësie të lartë duke aplikuar praktikat moderne si dhe duke krijuar mundësi të barabarta për të gjithë.

Vizioni i Fakultetit Ekonomik është që të jetë Institucion prijës i Arsimit të Lartë në Kosovë dhe rajon, në edukim dhe hulumtim shkencor, për përgatitjen e kuadrove në fusha unike në mënyrë që të plotësojnë nevojat sipas trendeve zhvillimore të ekonomisë.