Historiku i Fakultetit Ekonomik, UIBM

Fakulteti Ekonomik është një nga gjashtë njësitë akademike të Universitetit “Isa Boletini” Mitrovicë. Fakulteti Ekonomik u themelua më 04.07.2014, me vendimin nr. 548-14, i lëshuar nga Këshilli Shtetëror për cilësi (KSHC) i AKA-së. Duke u nisur nga nevoja e domosdoshme për organizimin dhe zhvillimin e arsimit të lartë sipas standardeve dhe kritereve të Universiteteve Evropiane dhe më gjerë, Fakulteti Ekonomik në Mitrovicë në kuadër të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë propozon modelin e studimeve të reformuara sipas planeve dhe programeve të mbështetura në rekomandimet e Deklaratës së Bolonjës.

Fakulteti Ekonomik në kuadër të Universitetit ‘’Isa Boletini’’ Mitrovicë (UIBM) ka filluar punën në vitin akademik 2013-14 në dy drejtime: Banka Financa dhe Kontabilitet; Menaxhment dhe Informatike si njësi akademike e UP në Prishtinë. Ndërsa, në vitin akademik 2014-15, startoi si njësi e pavarur  akademike në kuadër të UIBM.

Fakulteti Ekonomik, për vitin akademik 2015-16 pranoi studentë të rregullt në dy drejtime: Banka, Financa dhe Kontabilitet si dhe në Menaxhment dhe Informatikë, për 220 vende ku 200 vende ishin për studentë nga Kosova, 10 vende për komunitetet, si dhe 10 vende për: Preshevë, Bujanoc, Mal të Zi, Shqipëri dhe Maqedoni.

Nga viti akademik 2015-16 Fakulteti Ekonomik organizoi studimet sipas plan programeve të miratuara nga Senati i Universitetit “Isa Boletini” Mitrovicë të mbështetura në Deklaratën e Bolonjës, me ç’rast Agjensioni i Akredtimit ka akredituar programet e studimeve Bachelor (për të dy departamentet: Banka, Financa dhe Kontabilitet si dhe Menaxhment dhe Informatikë).

Fakulteti Ekonomik në nivelin bachelor ofron programin studimor Biznes dhe Menaxhment me specializimin Banka, Financa dhe Kontabilitet. Fakulteti ynë është duke i bërë përgatitjet për ofrimin e studimeve Master në programin Biznes dhe Menaxhment me tri specializime: Banka, Financa dhe Kontabilitet; Menaxhment dhe Ndërmarrësi; dhe Menaxhment Industrial.

Programet studimore që ofron Fakulteti Ekonomik janë përpiluar në bashkëpunim me palët e jashtme të interesit si dhe duke i pasur parasysh kërkesat e tregut vendor dhe ndërkombëtar të punës. Për këtë qëllim Fakulteti Ekonomik ka themeluar Trupën Këshillëdhënëse në kuadër të FE, në përbërjen e të cilit janë pronarë dhe menaxherë të bizneseve të suksesshme të rajonit dhe më gjerë, nga të cilët i marrim informatat lidhur me kërkesat e tregut të punës, kurse kërkesat e tyre ne ua përshtatim programeve të studimit.

FE ka nënshkruar Marrëveshje bashkëpunimi me disa biznese të suksesshme që u mundësojnë studentëve tonë që njohuritë teorike t’i zbatojnë në praktikë.

Fakulteti ynë është i përkushtuar të japë kontributin e vet për komunitet duke ofruar ekspertiza të ndryshme si për komunitetin e biznesit ashtu edhe për shoqërinë.

Multidisciplinary International Conference on Geosciences- "GEOSCIENCES AND SUSTAINABLE DEVELOPMENT"
13-14 October 2022, Mitrovicë, Kosova

X