Gentiana Berisha – ka përfunduar studimet e nivelit bachelor në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini” – Fakulteti i Edukimit, Programi Fillor, në periudhën 2018-2022. Gentiana, po ashtu mendon tashmë të regjistrojë edhe studimet master në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Fakulteti i Edukimit. Gentiana sapo është punësuar si mësuese e ciklit klasor dhe asaj i urojmë shumë suksese tutje! Ajo shpreh një falënderim të veçantë për profesorët e Fakultetit të Edukimit në UIBM, të cilët i ndihmuan në përgatitjen e  saj profesionale dhe ishin aty për ta ndihmuar në çdo kohë!

Gentiana Berisha