Qëndresa Tahiri – Mësimdhënëse e ciklit të ulët dhe Studente në nivelin Master drejtimi Pedagogji

Qëndresa ishte pjesë e gjeneratës 2015 – 2019 në Fakultetin e Edukimit në UMIB. Ishte një studente e dalluar dhe 3 vite me radhë ishte përfituese e bursës Komunale.

Ajo gjatë kohës së studimeve është angazhuar në shumë aktivitete si; ekspozita, konferenca dhe seminare. Ajo poashtu ishte pjesë e konferencës ndërkombëtare “ IMGC 2019“ duke prezantuar Fakultetin e Edukimit me kërkimin e saj shkencor mbi implementimin e Kurrikulës Bërthamë.

Tani është në vitin e fundit të studimeve Master, dega Pedagogji në Universitetin e Prishtinës dhe punon si mësimdhënëse e ciklit të ulët në Shkollën fillore “Trepca” në Mitrovicë.

“Puna jonë nuk është t`u mësojmë nxënësve vetëm përmbajtje teorike, puna jonë është të përgatisim nxënës që janë të gatshëm për cdo sfidë në jetë“ thotë ajo.

Jam përherë falenderuese ndaj UMIB-it dhe angazhimit të palodhshëm të tyre në formimin e kuadrove të reja produktive të punës në të gjitha fushat e kërkuara në treg.

Sukseset i ndajmë së bashku!

Qëndresa Tahiri