– Studimet Bachelor i ka përfunduar në vitin 2016 dhe në të njëjtin vit ka filluar edhe studimet master në Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore në degën Inxhinieri dhe Teknologji Ushqimore. Gjatë kohës së studimeve ka marrë pjesë në trajnime, praktika dhe studime të ndryshme lidhur me ushqimin, ku ndër të gjitha veçojmë hulumtimin me titull “Isolation of Bacillus Bacteria from soil sample for production of protease from Food Industry residues” të udhëhequr nga profesori Bahtir Hyseni dhe profesorë e kolegë të tjerë.

Por ajo që i hapi dyert për Ylberinën ishte trajnimi për ujëra të zeza i organizuar nga universiteti ynë dhe nga ekspertë holandezë. Pas trajnimit dhe praktikës i’u ofrua të vazhdonte punën për këta ekspertë holandezë. Krahas kësaj në kuadër të programit Erasmus të Universitetit tonë ka përfunduar edhe një semestër në Holandë në Universitetin Van Hall Larenstein në degën Shkenca të Mjedisit/Teknologji e Ujit. Pas kthimit nga Holanda vazhdon të punojë si Teknologe e ujërave të zeza për një kompani holandeze, Afmitech Friesland B.V., e specializuar në sisteme të decentralizuara të trajtimit të ujërave të zeza.

Ylberinë Baliu