Besart Mustafa – ka përfunduar studimet e nivelit Bachelor në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini” – Fakulteti Juridik në periudhën 2016-2020. Me të përfunduar studimet Bachelor ai ka përfunduar edhe praktikën një vjeçare në një zyre të avokatisë në Mitrovicë, përmes Odës së Avokatëve.

Besarti po ashtu, ka vazhduar edhe studimet master pranë Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, në Fakultetin Juridik, Programi E Drejta Civile dhe Pronësore, ku tani është në përfundim të studimeve master. Momentalisht Besarti, është duke e vijuar praktikën në Gjykatën Supreme të Kosovës.

 Ai shpreh mirënjohje të thellë për punën e palodhshme të profesorëve të Fakultetit Juridik në UIBM të cilët e kanë përgaditur mirë për tregun e punës dhe kanë qenë të gatshëm ta ndihmojnë në çdo kohë.

Besartit i urojmë suksese të mëtutjeshme!

Besart Mustafa