Nderim Osmani- ka përfunduar studimet e nivelit Bachelor në Universitetin e  Mitrovicës “Isa Boletini” Fakulteti Ekonomik – Drejtimi: Menaxhment dhe Informatikë gjate periudhes 2016-2019.

Njohuritë që ka marrë dhe aftësitë që ka zhvilluar në UMIB tani po i praktikon në punën e tij.

Me të përfunduar studimet ai ka filluar praktikën në një bankë në Mitrovicë.

Më pas Nderimi dëshmoi seriozitetin dhe profesionalizmin e tij në punë dhe u punësua në: “Bankën Ekonomike të Kosovës”, në pozitën e këshilltarit personal për klientë.

Ai shpreh mirënjohje të thellë për punën e palodhshme të profesorëve të Fakultetit Ekonomik në UIBM të cilët e kanë përgaditur mirë për tregun e punës dhe kanë qenë të gatshëm ta ndihmojnë në cdo kohë.

Nderimit i urojmë suksese të mëtutjeshme!

Nderim Osmani