Hatixhe Gashi – ishte studente ne gjeneratën e parë të Fakultetit të Edukimit në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”.

Studimet i filloi në vitin 2014 dhe po atë vit u zgjodh kryetare e Këshillit të Studentëve në këtë fakultet. Gjatë studimeve u tregua shumë e suksesshme duke bërë kështu që të jetë bursiste për tri vite radhazi në Universitet e gjithashtu bursiste edhe në MASHT.

Gjatë katër viteve ishte në shërbim të studentëve dhe përkrah tyre për çdo gjë që ata kishin nevojë. Diplomoi më 14 qershor 2018 me vlerësim maksimal dhe notë mesatare mbi 9. Po këtë vit, në shtator filloi punën si mësimdhënëse e ciklit klasor në shkollën fillore “Fazli Greiçevci”, ku edhe vazhdon të punojë.

Ajo është shumë krenare që ka mbaruar studimet në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini” prej nga doli si një mësimdhënëse e suksesshme, me përgatitje të duhur. Tani ajo ka mbaruar të gjitha provimet në Master dhe punon në temën e diplomës të cilën planifikon ta mbrojë vitin që po vjen. Hatixhja përgëzon stafin akademik të UMIB-it për punën e bërë dhe këshillon studentet që të punojnë shumë e të ecin përpara si për vete ashtu edhe për të mirën e Universitetit dhe qytetit të Mitrovicës.

“Ta duam shume profesionin që zgjedhim dhe të ndjekim rrugën e suksesit duke besuar në vetvete”.

Hatixhe Gashi